rreth nesh

Qellimet dhe synimet artistike, kulturore dhe kombetare te Orkestres Filharmonike Mbareshqiptare (OMFSH)
Albanian Philharmonic Orchestra

 

Institucioni artistik „Orkestra Filharmonike Mbarëshqiptare“ është një organizatë artistike mbarëkombëtare, e cila ka në bazë të punës së saj këto qëllime dhe synime:

   

1) Bashkimin kulturor, artistik dhe shpirtëror të gjithë muzikantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Ballkan, Evropë, Amerikë e cdo vend tjetër të botës.  Ky bashkim shpirtëror mes artistësh do të jape në rradhe te parë mesazhe dhe impulse të rëndësishme artistike profesionale në nivel rajonal kombëtar dhe ndërkombëtar.  Rrjedhimisht OFMSH ka si qëllim të sjellë një fryme të re në rizgjimin e vetëdijes kombëtare shqiptare, rizgjim i cili duke u përfaqësuar nga artistët më në zë shqiptarë, do te jete më i fuqishëm përgjate rrugëtimit final drejt një dialogu të përhershëm kulturor, gjuhësor dhe shpirtëror mbarëkombëtar shqiptar.

2) Promovimin e vlerave dhe traditës kulturore kombëtare në pergjithësi dhe muzikës shqiptare në vecanti.  Muzikantët, artistët, instrumentistët, dirigjentët dhe kompozitorët shqiptarë të brezave të ndryshëm nga të gjitha trojet mbarëshqiptare në Ballkan, Evropë e më gjerë do ta kenë OFMSH si një platformë të paraqitjes së tyre më të mirë artistike në funksion të përhapjes dhe sensibilizimit kulturor mbarëkombëtar.  OFMSH do të jetë podiumi dhe skena ku do të bashkohen dhe promovohen artistët më në zë të kombit shqiptar kudo që ato ndodhen.

3) Prezantimin më të mirë mbarëshqiptar si një aktor i rëndësishëm artistik dhe muzikor në Shqipëri, Kosovë, ish RFJ te Maqedonisë dhe Mal të Zi duke synuar në këtë rast bashkëpunimin me sipërmarrjet e agjensive publike, operatorëve turistikë lokalë dhe ndërkombëtarë, komunitetit të investorëve privatë dhe politikëbërësve.  Në këtë mënyrë OFLMSH synon të ndërtojë një themel të qëndrueshëm dhe afatgjatë në kuadër e aktivitetit te saj kulturor dhe artistik.

Aktivitetet e Institucionit Artistik “Orkestra Filharmonike Mbarëshqiptare” do të zhvillohen njëkohësisht në të gjitha trevat autoktone shqiptare në Ballkan e më gjërë.  Gjithashtu Orkestra Filharmonike Mbarëshqiptare do të mirepresë cdo ftesë nga faktori politik, ai i biznesit privat dhe komunitetit artistik i të gjitha trevave shqiptare në Ballkan, përfshirë këtu edhe krahinat shqiptare të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit, qe do te shkoje paralel me synimet tona artistike dhe mbarëkombëtare.

OFMSH synon që nëpërmjet aktivitetit të saj artistik të kthehet në përfaqësuesen më të rëndësishme muzikore të kombit shqiptar në arenën muzikore evropiane dhe botërore.

Për të realizuar qëllimet dhe synimet e mësipërme artistiko – organizative, OFMSH do të realizojë aktivitete dhe projekte të ndryshme artistike (koncerte, takime mes muzikantesh, kurse, simpoziume) në bashkëpunim me aktorët e interesit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në këtë kuader OFMSH synon krijimin e lidhjeve të ngushta me politikbërësit dhe komunitetin e biznesit privat në Shqipëri, Kosovë, ato shqiptarë në ish RFJ të Maqedonisë dhe Mal të Zi, me qëllim krijimin e një boshti mbështetës financiaro – politik mbarëkombëtar, i cili do të përbëjë edhe pikën kryesore mbështetëse të punës artistike të saj.